TIRANE

Pandemia ka paralizuar edhe institucionet e drejtesisë. Prokurorët megjithatë shkojnë në zyrat e tyre. Por dalja e tyre nga shtëpia eshte parë si abuzim me lejet. Sokol Stojani e ka ngritur ne nivel institucional këtë shqetësim. Ka shkuar deri aty sa ka thirrur me urgjencë Gjovalin Lokën, zyrtar policie, dhe kanë folur për abuzimet e prokurorëve me autorizimet.

Mesa duket Stojani ka harruar që prokurori ka detyrë të hetojë, të bëjë urdhra përgjimi vëzhgimi, të shkojnë në vendnngjarje. Veprinet ndonjëherë janë urgjente. Por prokurori i karrierës u thotë kolegë e të tij: prisni lejen e policit për të dalë se ndryshe ju pret gjoba.

Që të bindeni qe kjo është e vërtetë lexoni dokumentin që iu ka shpërndarë drejtuesve të prokurorive. Kështu është; kur s’ke punë luaj derën e madhe, thotë populli.

Letra e plote:

Pershendetje te gjitheve,

Ne vijim te komunikimit tone lidhur me nevojat e disa prokuroreve per te ushtruar funksionet e tyre apo per sherbimet e prokurorise, per rastet e ngutshme ose te gadishmerise ne ditet e ndalim-qarkullimit te mjeteve, si dhe kur vendi i punes se tyre eshte i ndryshem nga vendbanimi, nisur dhe nga problematika e krijuar si pasoje dhe e fluksit shume te larte te kerkesave, ne diskutim dhe me Drejtuesin e Departamentit te Sigurise Publike ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit z. Gjovalin Loka, u dakordesua qe te behet nje lloj disiplinimi te rasteve te kerkesave per leje te qarkullimit te automjeteve, pasi eshte jo e besueshme qe te gjithe prokuroret apo pjesa tjeter e personelit te te gjithe zyrave te prokurorise ne rrethe, te kene domosdoshmerine e levizjes nderqytetase. Ky lloj justifikimi, i cili lidhur me faktin e zhvillimit vetem te gjyqeve per masat e sigurimit apo atyre qe vleresohen si urgjente, tregon per nivel te larte abuzivizmit ne kerkesa.

 

Kujtojme dhe nje here se, masat ekstreme e marra nga qeveria per te kufizimin e levizjes se makinave dhe njerezve, jane bere pikerisht per te parandaluar perhapjen e virusit vdekjeprures covid 19 dhe per te siguruar nje nivel te larte te trajtimit mjekesor te te prekurve prej saj.

 

Ne kete kuptim, duhet rritur vetedija se tashme ne kete periudhe, ushtrimi i funksioneve te prokuroreve etj, duhet te jete ne propocionalitet dhe me kujdesin e shendetit te punonjesve si dhe masave te marre nga qeveria.

 

Pra, ne frymen e ketyre masave, ku ne thelb duhen shmangur kontaktet fizike mes njerezve apo qendrimi i tyre ne distance te afert, duhet te rikonceptohen perparesite dhe organizimi i punes nga drejtuesit e zyrave te prokurorive, te cilet ne rastet kur punet nuk eshte e domosdoshme te behen nga zyra por mund te kryhen edhe nga shtepia ne menyre elektronike etj, atehere duhet ti jape perparesi kesaj menyre. Kjo edhe per faktin se sot, as nuk po intervistohen per interesa te hetimit persona, e as po zhvillohen gjyqe por puna e prokurorise eshte reduktuar thjesht per gadishmerite dhe per te konceptuar vendime, urdhra te ndryshem, apo per raportime e nxjerre te dhena per institucione te ndryshme, ku nje pjese e ketyre te fundit mund te kryhen dhe nga shtepia dhe korrespondenca per cdo rast nevoje mbahet dhe me rruge elektronike, me skype, telefon, etj.

 

Me kete dua te themi se, prokuroret qe kane vendin e punes te ndryshem nga vendbanimi, mund te orientohen te bejne punet nga shtepia dhe, vetem per raste te ngutshme apo gadishmerie mund te duhet te levizin me makine nga nje qytet ne tjetrin, çka eshte tregues qe kerkesat per leje qarkullimi me makina do te jete teorikisht shume me i ulet sesa sot.

 

Per te mos u dhene rruge abuzivizmit, drejtuesit e zyrave te prokurorive te kerkojne leje per qarkullimin e mjeteve per rruget nderqytetase nga DPPSH, vetem per prokuroret e planifikuar te gatshem qe jetojne ne qytete te tjera apo kur kane nevoja urgjente pune duke shpjeguar arsyet e udhetimit, koheqendrimin, destinacionin, orarin e kthimit, e te dhena te tjera qe mund te kerkohen nga autoritetet.

Lidhur me autorizimet, kerkesat duhet te behen ne rruge elektronike tek adresa emailit: [email protected] dhe cc (per dijeni) tek gjovalin.loka@ asp.gov.al.

Duke ju uruar gjithe te mirat ju dhe familjeve tuaja,

Me konsidetate,

Sokol Stojani
Drejtor,
Drejtoria Koordinimit Institucional
Prokuroria e Përgjithshme

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb