POGRADEC

Denoncimet për zvarritje dhe shkelje të ligjit nga prokuroria e Pogradecit janë bërë publikisht edhe më herët nga vetë banorët e këtij qyteti. Pak muaj më parë në Pogradec ishte kryeprokurori Olsian Çela, i cili pas takimit me prokurorët është përballur në rrugë me ankesat e një qytetareje.

Kjo e fundit në pamundësi për të marrë përgjigje dhe për të gjetur zgjidhje, denoncoi përballë kryeprokurorit zvarritjet në prokurori dhe gjykatë, për një cështje në ngarkim të djalit të saj.

Edhe pas vizitës së kryeprokurorit në Pogradec, qytetarët vazhdojnë të të jenë të pakënaqur nga puna e prokurorisë së qytetit të tyre. Ata flasin për zvarritje dhe korrupsion në radhët e njerëzve të drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb