TIRANE- Gazeta “Panorama” shkruan se Prokuroria e Tiranës është duke hetuar ish-­shefin e parë të CEZ në Shqipëri Josef Hejsek për të njëjtat akuza me të cilat ka arrestuar biznesmenin shqiptar Kastriot Ismailaj. Shtetasi cek është nën hetim dhe prokuroria nuk përjashton mundësinë ti drejtohet palës ceke me një letër porosi me një listë pyetjesh me të cilat do të kërkohen sqarime nga biznesmeni i huaj që është larguar nga Shqipëria kohë më parë.

Ndërsa Kastriot Ismailaj mbahet në arrest në Tiranë me akuzat e mashtrimit me pasoja të rënda dhe falsifikimit, shtetasi cek sipas prokurorisë rrezikon ti shpëtojë ndjekjes penale.

Në referim të pikës nr.9 të marrëveshjes mes CEZ dhe Qeverisë Shqiptare, dokument që është sekuestruar nga prokuroria, parashtrohen pikat për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve mes palëve. Në këto pika thuhet se “me zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare, pala shqiptare lirojnë dhe shkarkojnë nga përgjegjësia grupin CEZ dhe të punësuarit e tyre”. Sipas kësaj marrëveshje, çdo hetim i nisur pas kësaj marrëveshje nga pala shqiptare është nul në rast se procedimi penal nuk është regjistruar para firmosjes dypalëshe të dokumentit. Nga ana tjetër edhe hartuesit e kësaj kontrate të disfavorshme për Shqipërinë I kanë shpëtuar ndjekjes penale pasi dokumenti është ratifikuar në Parlamentin e kohës duke u votuar nga shumica e

Sipas ligjit shqiptar vendimet e marra në mënyrë kolegjiale me miratim nga shumica e Kuvendit apo qeverisë nuk mund të ndiqen penalisht.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb