TIRANË- Pasi ka mbledhur dëshmitë e të arrestuarve për 3.4 milion eurot e sekuestruara në portin e Durrësit, Prokuroria ka dalë në konkluzionin që kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal (prandaj dosja kalon tek Krimet e Rënda), ndërsa i akuzon Agim Cekun, Edi Lika Canin, Klevi Canin dhe Alban Mollaymerin dhe kushërinjtë Elvis e Alfred Vladi për “Pastrim të produkteve të veprës kriminale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim.
dosja-1
Në dosjen e Prokurorisë të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhiaj hidhen dyshime se të akuzuarit dhe dy të shpallurit në kërkim kishin gjetur me këtë mënyrë një formë të pastrimit të parave të krimit.

Fakti që këta persona kanë bërë këtë rrugë 2 herë të tjera brenda pak javëve tregon pë testim të kësaj forme të pastrimit të parave përmes transportit rrugor-detar, rrugëtime që kanë rezultuar të suksesshme dy herët e para. Dyshimi që mund të kenë kaluar para edhe në dy rastet e para ekziston por deri në këto momente nuk ka ndonjë të dhënë konkrete. Megjithatë për këtë grup kriminal do të vazhdojnë hetimet”,- thuhet ndër të tjera në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb”.

Siç sqarohet secili prej tyre rezulton të ketë rolin e tij në këtë grup të strukturuar.

Elvis Vladi ka dalë nga Shqipëria më 19.04.2018 dhe ka shkuar në Belgjikë. Ai është marrë me organizimin e gjetjes së mjeteve për transportin e parave që vijnë nga aktivitetet kriminale dhe pasi është siguruar që ato po transportoheshin ka ardhur në Shqipëri me avion në datë 20 qershor 2018, pikërisht për të bërë pritjen e parave të pista.

Nga ana tjetër Edi Lika dhe Klevi Cani kanë marrë përsipër pjesën e transportit të parave
Alfred Vladi po bënte pritjen e mjeteve në portin e Durrësit ndërsa Alban Mollaymeri do bënte zhdoganimin e tyre
”,- sqarohet ndër të tjera.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb