TIRANË-Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që të caktojë masën për Durim Bamin. Ky i fundit ditën e djeshme u mor i pandehur për “Kallëzim të rremë”. Sipas Prokurorisë Bami bashkëpunoi me deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Brenda 10 ditësh Gjykata do vendosë për fatin e Durim Bamit. Një ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme ndryshoi akuzën për “atentatorin” Durim Bami. Atij iu rrëzua akuza për “vrasje të funksionarëve të lartë publikë mbetur në tentativë” në “krijim provash të rreme me qëllim ndjekjen penale.” Akuza iu komunikua në burg nga prokurori dhe avokati i tij. Durim Bami njihet si protagonisti i një videoje, që u bë publike nga deputeti i Shkodrës, Tom Doshi. Në këtë video, Bami rrëfente sesi ishte penduar për të mos e vrarë Doshin, pas porosive që i ishin dhënë nga ndërmjetës kundrejt shumave të mëdha. Kjo video u konsiderua e rreme nga Prokuroria.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: