Lëvizja me një armë zjarri pa leje me vete pranë selisë së Partisë Socialiste mund t’i kushtojë një dënim me 5 vite burg, Vladimir Gjutës.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi për të, në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes u caktua në 27 janar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb