Avokati i ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, Adrian Leka, ka reaguar pas pretencës së Prokurorisë, e cila kërkonte 43.6 vite burg për 19 personat e akuzuar për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin, ku për ish-kryebashkiakun kërkoheshin 3 vite burg.

Avokati i Frrokajt thekson se Akuza e ka dhënë pretencën pa u mbështetur në prova dhe ligj, por vetëm mbi dyshime. Sipas tij, nuk vërtetohet në asnjë provë përgjegjësia penale e Frrokajt, ndaj dhe do të kërkohet deklarimi i pafajësisë së tij.

“Sot u dha pretenca nga Organi i Akuzës i pa mbështetur në prova dhe ligj, pasi gjatë hetimit gjyqësor ka dalë se çdo pretendim i Organit të Akuzës është mbi dyshime dhe nuk vërtetohet në asnjë provë përgjegjësia penale e të mbrojturit prej nesh, zotit Fran Frrokaj. Në këto kushte ne do të kërkojmë deklarimin e pafajësisë, pasi nuk provohet se ka kryer veprën penale, për të cilën akuzohet”, ka thënë avokati Adrian Leka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb