Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që të linte në fuqi vendimet e dy shkallëve të gjyqësorit të Vlorës për dënimin me burg të dy vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj.

Ishte një kërkesë e prokurorit të Apelit të Vlorës që i kërkoi kësaj Gjykata të shfuqizonte vendimin e shkallës së parë dhe të Apelit për dënimin me shërbim prove për djemtë dhe t‘i kthente në dënim me burg për shkak të veprës së rëndë që kishin kryer.

Gjykata e Lartë ka vendosur në 27 maj të mos pranojë rekursin e Prokurorisë së Vlorës, e cila kërkonte dënimin e tyre me burg për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje të një shtetasi.

Rekursi është bërë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj, i cili kërkonte që dy vëllezërit të kryejnë dënimin në burg dhe jo t’u pezullohet ashtu si ka vendosur Gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

  • foto galeri

Dy gjykatat shpallën fajtorë dy vëllezërit për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe i dënuan me 2 vite burg por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhëruan pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim.

Pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë ky vendim ngelet në fuqi pasi Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e organit të akuzës.

VENDIMI

Sipas të dhënave mbetet në fuqi shërbimi i provës, gjithsesi pritet vendimi i zbardhur për detajet. Prokuroria e Vlorës nuk pranoi vendimin e Gjykatës së Apelit të këtij rrethi që lidhet me ngjarjen e rëndë të disa viteve më parë e që ka protagonistë dy vëllezërit Veshaj dhe e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar burg për ta, për shkak se një person ka mbetur i dëmtuar përjetësisht jo vetëm fizikisht.

Gjykata e Lartë vendosi “Mospranimin e rekursit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë kundër vendimit nr.252, datë 05.04.2017, të Gjykatës së Apelit Vlorë”. Dy vëllezërit janë dënuar me shërbim prove për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin gjimnazistë.

Rekursi u bë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj, i cili kërkoi që dy vëllezërit të kryenin dënimin në burg dhe jo t’u pezullohej ashtu si vendosën Gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Dy gjykatat shpallën fajtorë dy vëllezërit për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe i dënuan me 2 vite burg, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhëruan pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim.

Në përfundim të hetimeve, me vendimin e datës 11 korrik 2013 u vendos mosfillimi i çështjes, pasi i dëmtuari nuk u paraqit për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe në vijim ka tërhequr ankimin e paraqitur lidhur me ngjarjen. Por me shkresën e datës 5 gusht 2013, të dërguar nga IML rezultonte së dëmtimet e A.L., ishin klasifikuar si plagosje të rëndë!

Si u dhunua barbarisht i riu dhe më pas tërhoqi padinë

Sipas të dhënave të dosjes, bëhet me dije se ngjarja ndodhi me 7 shkurt 2013 në afërsi të shkollës së mesme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku si pasojë e një sherri të ndodhur mes disa personave, u godit me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje. Dy vëllezërit Veshaj ishin atëherë nxënës të shkollës së mesme “Reald”. Më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30, Arjani ka qenë pranë shkollës i shoqëruar nga një person tjetër në pritje të së fejuarës së tij, e cila ishte nxënëse në këtë shkollë.

Nga dosja mësohet se në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë, duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese, të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, që ka rezultuar të jetë Romeo Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar. Të nesërmen, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit. Më pas, dy prej tyre janë larguar, ndërsa Arjani dhe njëri prej kushërinjve dhe vajza janë nisur në drejtim të një qendre tregtare po në lagje.

Në bazë të hetime rezultoi se “viktima” e tyre mori dëmtime të përjetshme në fytyrë, por pavarësisht kësaj vepre të rëndë penale që binte mbi dy vëllezërit, ai u tërhoq nga padia ndaj tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: