TIRANA

Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për 3 infermieret dhe sanitaren tek ‘’Shefqet Ndroqi’’ që kishin ngritur një skemë kriminale bashkë me Tire Alldervishin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Mira Bushi dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë fshirë komunikimet me Tire Alldervishin për të fshehur provat.

Të gjitha punonjëset e ‘’Shefqet Ndroqit’’ të cilat kishin krijuar një skemë kriminale brenda spitalit për të zhvatur pacientët me COVID-19 dhe familjarët e tyre akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Në fillim u zbulua sanitarja Tire Alldervishi e cila duke u hequr si infermiere i kishte zhvatur familjares së një pacienteje 8 milionë lekë të vjetra, duke mos i shërbyer nënës së saj. Më pas erdhën dhe 4 arrestimet e tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb