TIRANË

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Griseldo Kusit, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj.

Ndaj Kusit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Babai i tij, Bujar Kusi dhe i vëllai Albani, dyshohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Luan Caka e Ali Sula, janë vënë nën akuzë për moskallëzim krimi, ndërsa Ferdinand Bakalli, do të gjykohet para drejtësisë për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Prokuroria e Tiranës thotë se Griseldo Kusi e vrau Celajn, pas një debati që lindi mes tyre për tubin e carë të kondicionerit që i riu po montonte në vilën luksoze të autorit të dyshuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb