TIRANË- Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën për skemën e dyshuar mashtruese “KGE”, me vlerë rreth 38 milionë euro, si edhe shmangien e mbi 5 milionë eurove detyrime tatimore, për të cilën janë marrë të pandehur shtetasit Francesko Beketi, Liljana Condimit, Mauro de Renzi, Eriona Troplini, Stavri Peci, Fetah Dervishi, Sokol Koçi, si edhe personat juridikë “Kalivaçi Green Energy”; “Energji”; “Cable System”; “400 KV” dhe “Agon Set”.

Ndaj të pandehurve, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat si më poshtë:
1. Francesko Beketi akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve” tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” kryer në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë.

2. Mauro De Renzis, akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve” kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” kryer në bashkëpunim”, “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” , “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë.

3. Liliana Condomitti, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim”, hetuar në gjendje të lirë.

4. Erjona Troplini, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal, hetuar me mase sigurimi “arrest ne shtepi”.

5. Stavri Peci, drejtuesi teknik i shoqërisë KGE, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, hetuar ne gjendje te lire.

6. Fetah Dervishi, topograf, përfaqësues i Drejtorisë së Minierave të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre” në bashkëpunim” hetuar ne gjendje te lire.

7. Sokol Koçi, topograf, përfaqësues i Drejtorisë së Minierave të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre” në bashkepunim, hetuar ne gjendje te lirë.

8. Personit Juridik “Kalivaç Green Energy”, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve” nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

9. Personit Juridik “Energji”, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim , “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim.

10. Personit Juridik “Cable System”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim.

11. Personit Juridik “400 KV”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim.

12. Personin Juridik “Agon Set”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb