TIRANE- Prokuroria mbyll hetimet për Vladimir Gjutën, ndaj të cilit është ngritur akuza për largim nga vendi i qëndrimit, pasi ndodhej në arrest shtëpie. Pas kësaj dosja është dërguar në Gjykatë. Gjuta më herët është akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë dhe makinën e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, akuza të cilat nuk u provuan.

Sakaq, organi i akuzës ka kërkuar mjekim të detyruar për Vladimir Gjutën, pasi ai rezulton të jetë i papërgjegjshëm. Për këtë vendim, Prokuroria është bazuar tek dy akte të ndryshme ekspertimi, të cilët kanë konstatuar se Gjuta është një person jo i përgjegjshëm.

Me këtë vendimin e mëhershëm të Prokurorisë, hetimet për atentatet me tritol që tronditën Tiranën 10 Shkurtin e vitit 2015, kthehen në pikën zero. Për këto ngjarje nuk ka asnjë të ndaluar apo të dyshuar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: