VLORË

Pesë zyrtarë të ALUIZNI-t janë pezulluar nga detyra për “shpërdorim detyre”, ndërkohë që ka zbuluar detaje nga çështja për të cilën akuzohen. Nën hetim është e gjithë Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Vlorë si dhe personi që ka legalizuar në pronën e një trashëgimtareje, Melsi Mustafaj.

Pesë zyrtarët e pezulluar nga detyra janë Denis Metaj, Artan Beqiri, Erald Yzeiri, Danjela Kondaj dhe Xhilda Korrkaj. Ata akuzohen se kanë legalizuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin një ndërtesë pa leje.

Zyrtarisht bëhet e ditur se “Prokuroria Vlorë regjistroi procedimin penal të paraqitur nga shtetasja Myzejen Zyrkaj, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i parashikuar nge neni 248 i K.Penal, ndaj shtetasit Melsi Mustafaj dhe Drejtorisë Rajonale Aluizni-t Vlorë”

Sipas prokurorisë, kallëzuesja është një nga trashëgimtarët ligjore të babait të saj shtetasit Sinan Jaupi Ferhati. Me vendimin nr.77, datë 15.04.1995, KKKP, Bashkia Vlorë njohu truallin në lagjen “Skelë”, me sipërfaqe 4200m2.

Ky vendim është regjistruar në ZVRPP-Vlorë. Kallëzuesja sqaron se prona është regjistruar në datë 18.03.1996 dhe është marrë vërtetim hipotekor në emër të babait. Në 2001, 2006 dhe 2008, është marrë certifikata e pronësisë për pasurinë me sipërfaqe 490m2.

Kallëzuesja shpjegon se, lidhur me këtë pronë ka pasur një kalvar të gjatë gjyqesh dhe duke përfituar nga ky fakt si dhe zvarritjeve të çështjeve gjyqësore, mbi këtë truall janë ngritur ndërtime pa leje.

Mbi truallin 490m2, është kryer ndërtim pa leje nga shtetasi Melsi Mustafaj, i cili u padit nga Enver Ferhati, djali i shtetasit Sinan Jaupi Ferhati, drejtuar Gjykatës Vlorë me objekt “Lirim dorëzim sendi”, sipërfaqes truall 490m2. Në 30.10.2008 Gjykata Vlorë pranoi padinë sipas objektit të saj. Për këtë vendim është lëshuar urdhri i ekzekutimit dhe kjo dosje është depozituar pranë Shërbimit Përmbarimor Vlorë. Zyra Përmbarimore Vlorë tha se dosja me vendimin dt. 30.10.2018 dhe urdhri i ekzekutimit nuk ndodhej pranë këtij institucioni.

Urdhrat e ekzekutimit nuk janë ekzekutuar, referuar shkresave 12.03.204, datë 29.10.2014 dhe 30.12.2015. Kallëzuesja iu drejtua IKMT-së, Tiranë, për zbatimin e vendimit gjyqësor dhe IKMT e vë në dijeni se objekti i ndërtuar pa leje nga shtetasi Melsi Mustafaj, është në proces legalizimi, pranë ALUIZNI-t Vlorë.

ALUZNI Vlorë informon se objekti informal i shtetasit Melsi Mustafaj është në proces legalizimi por sipas saj ALUIZNI-t Vlorë në kundërshtim me ligjin nr.9432, datë 03.04.2006 “Për legalizimin e ndërtimeve informale”, ka pajisur shtetasin Melsi Mustafaj me lejen e legalizimit.

Dosja e legalizimit përmban të gjithë dokumentacionin ligjor, konkretisht matjet dhe verifikimet në terren lidhur më ndërtimin informal. Nga sa më lart, duke analizuar provat në tërësi dhe në harmoni me parashikimet ligjore, arrihet në përfundimin se ndodhemi para elementëve të veprës penale “Shpërdorim detyre”, vepër e parashikuar nga neni 248 të K.Penal.

Veprimet apo mosveprimet e kryera nga punonjësit e Drejtorisë Aluzinit Vlorë në këtë rast, lidhur me kualifikimin dhe legalizimin e objekti informal të shtetasit Melsi Mustafaj, lagjja “Pavarësia”, Vlorë, përmbushin elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 të K.Penal.

Veprimet apo mosveprimet e kryera nga ALUZIN-i Vlorë lidhur me legalizimin e ndërtimit informal të shtetasit Melsi Mustafaj, janë kryer në kundërshtim me ligjin nr.9482, datë 03.04.2006, ndryshuar me ligjin nr.62/2015, “Për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa Leje”, si dhe akte nënligjore, të cilat përcaktojnë rastet e kualifikimit dhe ndalesat ligjore lidhur me legalizimin e ndërtimit informal.

Nga veprimet e kryera nga punonjësit e ALUIZNI-t Vlorë, në këtë rast është cenuar e drejta e pronësisë lidhur me pronën nr.12/356, vol.15, fq.10, ZK.8602, sip.490m2, në emër B.P.F., duke legalizuar jashtë kritereve ligjore, si dhe duke i dhënë të drejtën e pronësisë një ndërtimi informal, konkretisht objektit të shtetasit Melsi Mustafaj. Prona në B.P.F. është pronë e vjetër, regjistruar mbi bazën e dokumentit ligjor më 15.04.1995, KKKP, Bashkia Vlorë.

Në mbështetje të kushteve dhe kritereve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale nenet 228, 229, 242, prokuroria Vlorë i kërkoi gjykatës:
Caktimin e masës së sigurimit personal ndaluese te “Pezullimin e ushtrimit te një detyre a shërbimi publik” te parashikuar nge neni 242 i K.Pr.Penale, për shtetasin Denis Metaj.
Caktimin e masës së sigurimit personal ndaluese te “Pezullimin e ushtrimit te një detyre a shërbimi publik” te parashikuar nge neni 242 i K.Pr.Penale, për shtetasin Artan Beqiri.
Caktimin e masës se sigurimit personal ndaluese te “Pezullimin e ushtrimit te një detyre a shërbimi publik” te parashikuar nge neni 242 i K.Pr.Penale, për shtetasin Erald Ymeri.

Caktimin e masës se sigurimit personal ndaluese te “Pezullimin e ushtrimit te një detyre a shërbimi publik” te parashikuar nge neni 242 i K.Pr.Penale, për shtetasen Daniela Kondaj.
Caktimin e masës së sigurimit personal ndaluese te “Pezullimin e ushtrimit te një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nge neni 242 i K.Pr.Penale, për shtetasen Xhilda Korkaj.
Të ngarkohet me zbatimin e masave ndaluese Drejtoria Qendrore e Aluizni Tirane, si dhe Drejtoria Rajonale e ALUIZN-i Vlorë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb