VLORE- Tre apartamente me vlerë rreth 200 mijë euro të regjistruara në emër të shtetases me inicialet E.R, janë sekuestruar nga Prokuroria. Në bazë të veprimeve procedurale, rezulton se kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit në Belgjikë.

Nga hetimet e Prokurorisë se Vlorës, janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja E.R, nuk justifikon me burime te ligjshme financiare blerjen e pasurive te patundshme (një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë dhe 2 apartamente në lagjen “Pavarësia”).

Në baze të hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Vlorës ka kërkuar caktimin e sekuestros, kërkesë, e cila u miratua nga Gjykata e Vlorës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: