HAGA

Prokuroria Speciale e Hagës ka vendosur që dosjen për ish-krerët e UÇK-së ta dorëzojnë në javën e dytë të shtatorit të këtij viti.

Sipas Prokurorisë, ky afat është për shkak të rikategorizimit të provave që ka në disopozicion ajo për ngritjen e akuzave ndaj Thaçit, Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Avokati Ben Emersson ka kërkuar që sa më parë mbrojtjes t’i dorëzohet dosja paraprake, kurse avokati Young e cilëson këtë veprim nga Prokuroria si një vonesë të papranueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: