Avokatja e Prokurorisë Speciale së Hagës gjatë konferencës për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit dhe ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK ka bërë të ditur se tashmë s’ka asnjë arsye pse gjykimi mos fillojë në verën e 2021.

Gjatë konferencës, ajo ka theksuar se brend 3 javëve Prokuroria Speciale e Hagës do të dorëzojë një vëllim të konsiderueshëm me materiale në mbështetje të aktakuzave, por edhe shfajësuese që janë mbi 1 mijë të tilla.

Avokatja në emër të Prokurorisë Speciale ka theksuar  çështja e aktakuzave ndaj ish-drejtuesve të UÇK nuk është një befasi teksa kërkoi kohë ër hapat e mëtejshëm për materialet që u morën gjatë kontrollit kur u arrestuan të akuzuarit.

 

 

‘’Sa i përket hetimeve, masat apo hapat janë në vazhdim e sipër. Një numër i tyre mund të kryhet kur çështja bëhet publike. Një shembull i tillë është kontrolli që u bë gjatë arrestimit të të akuzuarve. Një pjesë e materialeve që u morën gjatë kontrollit, ndoshta do të duhen të tjera hapa.

Prokuroria e bën që mos paragjykohet mbrojtja. Kemi përcaktuar një orar për përmbushjen e objektivave.

Sa i përket mundësisë së ekipeve mbrojtëse për hetimet e tyre, brenda 3 javëve do i dorëzohet një vëllim i konsiderueshëm, mbi 1 mijë materiale potencialisht shfajësuese.  Do të diskutohen me hollësi më vonë.

Vetë aktakuza përmban pretendime detajuar lidhur me akuzat. Në këtë moment dhe duke u nisur nga shkalla e hollësive për sa i përket aktakuzave, duhen bërë dhe disa redaktime.

Synojmë të ndjekim urdhrin tuaj për masa mbrojtëse, në pika të shkurtëra mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë. Ja u kemi bërë të ditur afatin e nxjerrjes së materialeve. Realiteti është se nga informacioni që ka mbrojtja, është e njoftuar për çështjen. Për mënyrën se si do paraqiten mbrojtjen ekipet e tyre të mbrojtjes. Për mendimin e ZPS s’ka asnjë arsye pse gjykimi i kësaj çështje mos fillojë në verën e viti 2021. ‘’- tha avokatja e Prokurorisë Speciale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb