Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë, një mjek me inicialet B.A., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sipas njoftimit të prokurorisë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A. është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: