Prokuroria Speciale në Mal të Zi ka nisur hetimet për presidentin e vendit Milo Gjukanoviç.

Hetimet kanë nisur pas publikimit të përgjimeve nga autoritetet italiane për dosjen “Taçi” dhe skemën e larjes së parave.

Kujtojmë se Gjukanovic po hetohet gjithashtu për zbulimet në “Pandora Papers” se ai dhe djali i tij Blazo kanë depozituar para në llogaritë offshore nëpërmjet një rrjeti të komplikuar kompanish në Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër, Ishujt Virgin , Panama dhe Gjibraltar.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: