Ish- deputeti i PD, Klevis Balliu është shprehur se për aferën tek Unaza e Re, ku të gjithë zyrtarët e lartë u kapën në falsifikm, në qeli përfunduan vetëm banorët që protestuan.

Ai thotë se Prokuroria tallet me hetimet duke u marrë me recepsionist ndërkohë nuk është hetuar asnjë zyrtar, apo të përfundojë në burg për aferën 40 milion euro i projektit të Unazës së Re.

 

STATUSI I KLEVIS BALLIUT

TALLJE E PAFYTYRË ME HETIMET TEK UNAZA E RE

U vodhën 40 milion euro me një projekt që nuk ekziston.

Një projekt ku të gjithë zyrtarët e lartë janë kapur në falsifikim. Duke filluar me falsifikime në Ministri, në ARRSH dhe çdo segment i qeverisë.

Ndërkohë Prokuroria merret vetëm me një recepsionist.

Asnjë zyrtar i hetuar, asnjë zyrtar i arrestuar, asnjë njeri në burg për mega aferën tek Unaza, por vetëm banorët që protestuan për të drejtat e tyre përfunduan në qeli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb