TIRANË – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar sot se të gjithë emrat e përfshirë në çështjen “Doshi” do të thirren për të gjykuar, pas deklaratës së ish-Kryeministrit Berisha se nuk kam ende nuk është thirrur.

Sipas Prokurorisë, thirrja e tyre do të bëhet sipas një grafiku, me qëllimin për ta menaxhuar sa më mirë procesin e hetimit.

Në Prokurori, pas hapjes së hetimeve për akuzat e deputetit “Doshi” janë thirrur:

•Kryetari i Kuvendit Ilir Meta
•Kryeministri Edi Rama
•Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
•Deputeti Tom Doshi
•Deputeti Mhill Fufi
•Deputeti Mark Frroku
•Prokurori Eugen Beci

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: