Në një reagim në Facebook, Tedi Blushi ka publikuar disa mesazhe, ndërsa ka denoncuar kërcënimin që sipas tij po i bëhet punonjësve të administratës publike për të marrë pjesë në takimet e kryeministrit Edi Rama.

Statusi:

Kërcënimi i punonjësve të administratës publike për të marrë pjesë me detyrim në takimet e Edi Ramës, duke i paralajmëruar me “mbajtje përgjegjësie” (nënkupto shkarkim nga detyra), është një vepër shume e dënueshme penale.

Prokuroria duhet të reagojë menjëherë ndaj Nënkryetares së Bashkisë së Vlorës, Aulona Veizi dhe ta procedojë penalisht për këtë krim të shëmtuar për llogari dhe me urdhër të Edi Ramës.

Duke u solidarizuar me punonjësit e administratës publike u bëjmë thirrje të mos frikësohen, të zbatojnë me përpikmëri vetëm ligjin dhe statusin e tyre, si dhe të refuzojnë pjesëmarrjen me pahir në mitingjet mashtruese të Edi Ramës.

Partia e Lirisë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë do të jenë gjithmonë në mbrojtje të lirive, të drejtave të tyre dhe te zbatimit të ligjit.

Modeli shtypës i qeverisë së Edi Ramës është në largim! Ora e llogaridhënies po afron!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: