Prokurorët turq lëshuan urdhër arreste kundër 271 personave të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, e cila orkestroi përpjekjen e grusht shtetit në korrik të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e kryeprokurorit të Stambollit ka lëshuar urdhër për arrestimin e 271 ushtarëve, disa prej të cilëve në shërbim aktiv, si pjesë e një hetimi kundër FETO-s, bëhet e ditur nga një burim në kushte anonimati, shkruan atsh.

FETO dhe udhëheqësi i saj, Fetullah Gülen akuzohen se orkestruan grushtin e dështuar të shtetit në Turqi më 15 korrik 2016, në të cilën 251 vdiqën ndërsa rreth 2.200 u plagosën.

Turqia akuzon FETO se qëndron edhe pas një fushate të gjatë të rrënimit të shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb