Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një dalje për opinionin publik e ka cilësuar akzuën nga opozita dhe Lulzim Basha për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID-19 si një episod të shëmtuar dhe akt përcarjeje.

Rama garanton se Prokurorinë s’do e pengojë kush që të hetojë për akuzën që ngre opozita, por nga ana tjetër ai thotë se këtë përshkallëzim ekstrem të luftës për pushtet nga opozita duhet ta mbajë shënim si Gjykatësi superim i popullit shqiptar apo çdo shqiptar vetë dhe mos e harrojë kurrë.

Ai thekson se ky është një akt përçarës mes shqiptarëve e mjekëve që mund të sjellë edhe dhunë.

 

”Do thirret Prokuroria, edhe për të vdekurit në spital. Duke krijuar një trysni kaq të tepërt, për mjekët që kanë nevojë për inkurajim, mbështetje, falenderim.
Hyn në sferën e përbuzjes për çnjerëzoren.
Jemi të detyruar të mësohemi me kriminalizimin e mjekëve tanë kur ata i dolën zot shqipërisë në momentin më të vështirë.
Prokuroria e di vetë detyrën e saj, të përfshihet në këtë marrëzi kriminale, askush nuk do e pengojë. Ky përshkallëzim në luftën për pushtet, duhet mbajtur shënim nga Gjykatësi suprem i popullit shqiptar, si lëndimi për ne si popull e shqiptar. Virusi nuk na ndan. Kjo nuk duhet harruar nga askush, asnjë shqiptar që mendon me kokën e tij si një akt përçarje mes nesh shqiptarëve, në luftën kundër këtij armiku. Si një akt që nxit urrjetje ndaj mjekëve tanë. Mund të nxitë edhe dhunë ndaj mjekëve, si akt turpërues. ”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb