MAQEDONI

Prokurorja e PSP në Maqedoni, Katica Janeva ka deklaruar për 1Tv se për çështjen “Titanik” ka kërkuar paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, por se Gjykata Penale e ka refuzuar dhe ka sjellë masa tjera kujdesi, ndërsa për rastin “Tanku”, nuk është kërkuar paraburgim.

“Për rastin ‘Tanku’ ku Gruevski është dënuar me dy vite burg për shpërdorim detyre ne nuk kërkuam paraburgim duke vlerësuar se ai rregullisht vinte në gjykatë dhe ishte deputet në Kuvend”- ka deklaruar Katica Janeva, duke shtuar se institucionet nuk duhet ta çojnë fajin te njëra-tjetra për arratisjen e tij.

Prokurorja shprehet optimiste se Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria, aty ku ka kërkuar azil politik dhe do të gjykohet në Maqedoni edhe për akuzat tjera.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb