Media investigative, OCCRP, ka publikuar një shkrim të gjatë dhe të detajuar për shqiptarin Artur Shehu.

Sipas medias në fjalë, Shehu ka dyshime se është pjesë e grupit mafioz italian, Sacra Corona Unita. E, pikërisht për këtë shkak, Shehu mendohet se ka arritur të bëjë kaq shumë pasuri, sa të ketë vilë personale në një nga zonat më të mira të Majemit.

  • foto galeri

Në përshkrim, thuhet se përpara vilës luksoze, janë parkuar dy makina tip Mercedez Benz. Më tej, thuhet se edhe pse në këtë zonë, njerëzit krenohen për pasuritë që kanë, shqiptari tregon profil të ulët në publik.

Edhe pse Shehu nuk është dënuar për krime serioze, dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Po ashtu, edhe pse ai ka ikur ka dy dekada nga Shqipëria, mban lidhje të forta me vendin e tij, ku ka një numër të madh pronash.

Shehu ka dyshime se tokat në bregdet i ka siguruar në mënyrë të paligjshme. Emri i tij doli pak kohë më parë në mediat e Italisë, pasi i kishte dhuruar prona një gjenerali italian.

Sipas Rai3, narkotrafikanti i dyshuar shqiptar i ka dhuruar gjeneralit 30 mijë hektarë tokë në një nga vendet më të bukura të bregdetit në Vlorë. Në shkrim, thuhet se Vlora është një qytet “gango”, mbushur me kriminalitet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb