TIRANË

Pronarët e disa bizneseve në “Rrugën e Kavajës” kanë dalë sot në protestë duke denoncuar para mediave marrjen e pronave të tyre nga qeveria. Ata thanë se qeveria ka nxjerrë një VKM për shpronësimin e tyre, duke i vlerësuar me 300 mijë lekë metrin katror. Sipas tyre, qeveria thotë për interes publik, se do t’i jepen prefekturës por se kanë informacione se aty do bëhet një 20 katësh.

“Vjen një VKM e qeverisë për të shpronësuar për interes publik. Interes publik për t’i kaluar prefekturës. Interes publik s’ka për zyra por për zgjerim rruge, çerdhe e kopshte. Shpronësimi në mënyrë qesharake. Na e kanë vlerësuar me 300 mijë lekë metrin. Por ne nuk kemi këtë problem, problem është pse na merren pronat. Është vënë syri për të ngritur një 20 katësh në këtë vend, kemi dyshime dhe informacione sepse kanë ardhur këtu dhe na kanë pyetur sa metra kërkoni për të na e liruar. Ne i kemi kundërshtuar. Ne në Apel e kemi çuar çështjen, kemi 2 vjet dhe nuk është kthyer asnjë përgjigje. Para 5 ditësh kanë ardhur në 5 të mëngjesit me polici e na kanë bllokuar dyqanet. Bizneset na i kanë mbyllur, një pjesë i kanë hequr. Asnjë lajmërim nuk kishim. Ne presim vendim gjyqi”, deklaroi një pronar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një tjetër theksoi se do e mbrojë pronën me gjak. “Nuk ka shans të vijë njeri në pronën time. Le t’i vënë drynin, do e shqyej. Është një turp që ndodh në shekullin e 21. Po na merr shpirtin”, deklaroi një tjetër.

Ish-deputetja e PD Oriola Pampuri tha se sot po ndodh shtetëzimi i pronës private.
“Jam bashkë me 4 pronarët e ligjshëm të 4 dyqaneve të ligjshme këtu pas. Kanë dokumente. Sot po ndodh një fenomen, shtetëzim i pronës private. Sot kalon një oligark e shënjon si pronë dhe ia kërkon Edi Ramës. Pronarët janë çuar me prona të mbyllura pa asnjë lloj vendimi. Është një akt i paprecedentë. Pronarët duhet të kishin fituar që në shkallën e parë, gjë që u hodh poshtë. Do shkojë në Apel, shpresat e vakëta. Do shkojë në Strasburg. PD në mbështetje. Shtetëzimi i pronës private është për sistemet komuniste. Është një fenomen i paprecedentë për një vend demokratik”, tha Pampuri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb