Rikthimi te titulli kampion pas 11 vitesh bëri që tifozët e Milan të ëndërrojnë për gjëra më të mëdha, minimalisht të krijojnë një cikël fitues në Serie A por mbi të gjitha shpresonin të rikthehej Milani i madh në Evropë. Menjëherë pas titullit erdhi dhe shitja e klubit te fondi RedBird, por as kjo lëvizje me sa duket nuk mjafton që Paulo Maldini dhe stafi tjetër drejtues të lëviz lirshëm në tregun e transferimeve.

Maldini
Maldini

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Maldini do të ketë në dispozicion këtë merkato vere vetëm 50 milionë euro për të operuar. Disa nga pistat e tij kryesore kanë filluar të zbehen si në rastin e Botman që gjeti Neëscastle apo Renato Sanchez që po shkon drejt PSG.

Në fakt, Maldini është mësuar me një situatë të tillë, të punojë në këto kushte, pasi kështu ishte edhe gjatë periudhës Elliot, madje kishte edhe më pak buxhet. Afrimet pritet të jenë si në rastin Origi, lojtarë me parametra zero apo me kosto të ulët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: