Të paktën 240 pronarë kafenesh dhe restorantesh në Korenë e Jugut, për kompensimin e dëmeve që burojnë nga kufizimet e koronavirusit të ri (COVID-19), për herë të dytë kanë ngritur padi ndaj shtetit.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve Yonhap, bizneset të ndikuar negativisht nga masat për parandalimin e COVID-19, kanë kërkuar kompensim në vlerë prej 1,08 milion dollarë nga shteti për humbjet e tyre.

Ata theksuan se që nga 23 nëntor 2020 kur kanë filluar kufizimet, u janë nënshtruar ndalesave por në këtë periudhë janë përballë me një borxh të patolerueshëm.

Ndërkohë qeveria e Koresë së Jugut, njoftoi se janë të hapur që edhe pak të ofrojnë ndihmë parash atyre që janë ndikuar ekonomikisht nga pandemia.

Presidenti i vendit, Moon Jae-in, duke u takuar me zyrtarë nga Partia Demokratike në pushtet, deklaroi se pasi pandemia të përfundojë, ata mund të konsiderojnë dhënien e “parave të ngushëllimit” qytetarëve.

Ndërkohë, 358 persona pronarë të kafeneve në muajin janar kishin paditur shtetin për përmirësimin e dëmeve që kanë përjetuar për shkak të masave të COVID-19.

Në Seul, kryeqytetin e vendit, që ka gjysmën e popullsisë prej 52 milionësh, zbatohen masa të nivelit të dytë.

Pritet që qeveria të rishikojë rregullat e distancës sociale për të pakësuar ndikim negativ të masave ndaj ndërmarrjeve të vogla.

Numri i rasteve në vend deri më tani ka arritur në 86.128.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb