Oerd Bylykbashi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se me [projektin që po diskutohet në Kuvend, nënkuptohet vdekje e Portit aktual të Durrësit dhe fuqizim i porteve të vendeve fqinje.

“Porti i Durrësit aseti i vetëm strategjik i vendit, në aspektin ekonomik, të transportit edhe pse vetëm prodhon vetëm 5 mln euro të ardhura në vit.

Është i rëndësishëm edhe për aspektin strategjik ushtarak.

Ju shitet si perlë, por ajo që shihet në moket është pas 20 vitesh. Akoma nuk kanë nisur të hapen gropat. Një gropë prej 10 vitesh midis që s’do jetë as kantier as maketi. Gjatë kësaj kohe do vdesë Porti i Durrësit ky i vjetri. Ai qytet nuk është ndarë ende nëse lindi portin apo lindi nga porti.

Sipas qeverisë kishte dalë Alabari falë zotit të vendosë Durrësin në hartën e botës.

Ju durrsakë nuk ishit të zgjuar të kuptonit dekoltenë e gruas së Princ Vidit atëherë dhe ndaj nuk kuptoni këtë tani.

Do shtohen 12 mijë apartamente, aspekti strategjik janë pallatet. Dy ministra kanë thënë një gjë të vërtetë sot, marina i kthehet shtetit shqiptar, pra baseni dhe uji. 10-20 përqind do jetë hapësira publike rrugë e lulishte, ndërsa pjesa tjetër do privatizohet.

Pronarëve s’u japin pronën dhe pronën publike e privatizojnë.

12650 apartamente, 1256 metra katrorë ndërtim. Qeveri që merret me ndërtim.
1500 euro metri katrorë në atë zonë. Sot është më i shtrenjtë sa aq. Paratë e diferencës do i fusë në xhep investitori strategjik. Investitori real strategjik do jenë ata që do blejnë apartamente. Do milen për të bërë pastaj ndërtime.

Pjesa strategjike është tek ata që ndërtojnë pallate e ndajnë fitimin.

Tragetet do degdisen në Porto Romane, lidhja mes Perëndimit dhe Shqipërisë do ndërpritet. Porti që është si

Do shkohet drejt fuqizimit të portit të Tivarit e Selanikut por Portin e Durrësit duhet ta vrasim”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb