I ftuari i parë për këtë javë në “Dola te Ola” ishte biznesmeni i njohur Dhimosten Papa, pronar i kompanisë “Anoria”.
Ai rrëfeu se ka qenë një nxënës shumë i mirë, dhe dëshira e tij pasi mbaroi gjimnazin ishte të vazhdonte studimet për inxhinieri ose arkitekturë. Kjo nuk iu mundësua pasi ai kishte një pjesëtar të familjes me universitet, ndaj iu desh të pranonte që të vazhdonte studimet në “Shkollën e Bashkuar të Oficerëve”, me shpresën që edhe aty do të bëhej inxhinier, gjë që nuk ndodhi.

Pas studimeve Dhimosten Papa u emërua oficer në Repartin e Tankeve në Sauk, ku punoi për rreth 12 vite. Gjatë rrëfimit të tij në program ai ndryshimin e sistemit e quajti “fat të madh”, pasi i ndryshoi jeten. Dhimosteni emigroi në Greqi, ku pas pak muajsh iu bashkua edhe bashkëshortja e tij, me të cilën ishin njohur shumë të rinj dhe martesa e tyre kishte ndodhur shumë shpejt, kur Lida ende nuk kishte mbaruar studimet.

Pas rreth një vit qëndrimi në Greqi, Papa dhe bashkëshortja e tij u kthyen në Shqipëri, ku filluan aktivitetin tregtar, krijuan “Anorian” dhe sot vijojnë suksesshëm drejtimin e kompanisë së tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: