Një pronar bujar shpenzoi afërsisht 400 mijë euro për të dërguar 100 punëtorët e tij me pushime në Maldive. Themeluesi i kompanisë së arteve marciale mikse Evolve, Chatri Sityotong, prenotoi udhëtimin drejt vendit tropikal për punëtorët e tij ku të gjitha do t’i kenë të paguara.

Ai tha se kompania Evolve, shihte një rritje me 30% nga viti në vit, dhe ai dëshironte të falenderonte të gjithnjë punonjësit e tij për punën dhe dedikimin.

Ndërsa shumë pronarë të tjerë do t’i kënaqnin vetëm me një pije në një festë Krishtlindjesh punëtorët, Sityotong derdhi një shumë të madhe parash për një udhëtim në ishujt Maldive.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: