Pronari i një firme është gjetur i pajetë në autostradën Tiranë-Durrës. Trupi i pajetë i shtetasit me inicialet N. D., 58 vjeç., është gjetur rreth orës 07:40, në një magazinë me produkte ushqimore.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb