TIRANË- Katër femra dhe një fëmijë i mitur kërcënohen me jetë nga pronari i shtëpisë ku jetojnë me qira në Tiranë. Shkak për këtë ngjarje është bërë prishja e tubacioneve të brendshme të ujit të cilat shkaktojnë rrjedhje të ujit në biznesin në katin e parë. Kërcënimi i parë ndaj nënës me 4 vajza që jetojnë në katin e dytë të një prej pallateve të njohur si “Gintash” në Laprakë, ka ndodhur të dielën në mbrëmje.

Nëna, Raimonda Brahimi, me 4 vajza dhe mbesën e saj të mitur, jeton në këtë apartament të Pashk Pepës prej 4 vitesh, ajo deklaron se e kishte rregulluar një herë me paratë e saj problemin e tubacioneve por ai ishte ripërsëritur ndaj dhe vendosi të largohej duke kërkuar për një apartament tjetër.

Në redaksinë e News24 femrat e kërcënuara nënvizuan se komisariati 3 nuk u ofron mbrojtje, të paktën sa të nxjerrin plaçkat nga shtëpia ku kërcënohen, ndaj dhe kërkojnë zgjidhje.

Këtë të hënë 4 femrat nuk u kthyen në shtëpinë me qira për të marrë plaçkat pasi kërcënimi me armë i ka frikësuar për jetën pasi jetojnë vetëm dhe janë të gjitha femra pa mbrojtje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb