Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në fshatin Mborje të Korçës, ku një 45-vjeçar u gjet i pajetë pranë lokalit të tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime se Flamur Duci është vrarë. Nga këqyrja e parë në vendin e ngjarjes viktimës i është gjetur një plagë në një pjesë të trupit, që dyshohet se jetë shkaktuar nga një mjet prerës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima ka djegie në pjesën e sipërme të trupit çka dyshohet se autorët janë munduar t’i vënë zjarrin.

Grupi hetimor i çështjes raporton se viktimës i është zënë pritë rreth 6:30 para lokalit të tij. Kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë parë trupin e pajetë të Ducit, ndërsa më pas kanë sinjalizuar policinë. Viktima nuk rezulton të jetë person me precedentë panele, ndërsa nga banorët e zonës njihej si njeri i qetë dhe pa probleme. Policia po heton në lidhje me identifikimin e autorëve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: