Kur kanë kaluar tre javë nga vrasja e Aleksandër Sadikajt, hetuesit janë duke verifikuar rreth konflikteve që viktima mund të ketë pasur në vendin tonë për shkak të trafikut të drogës.

Nga të dhënat e mbledhura rezulton se Sadikaj është i përfshirë dhe në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Në dosjen hetimore thuhet se shtetasi me inicilalet D. H., në bashkëpunim me D. M., kundrejt shumës 25 mijë euro kanë negociuar për të blerë 100 kg kanabis në fshatin Buz në Memaliaj.

Këtë informacion blutë e kanë siguruar në tetor të 2017-tës, ndërsa kanabisi është marrë në nëntor të vitit 2016, por shuma e parave nuk iu dha pronarit të lëndës narkotike. Sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative, porositës ishte Aleksandër Sadikaj.

Përveç hetimeve për të zbuluar momentin e vendosjes së lëndës plasëse si dhe identifikimin e autorëve, hetuesit kanë dyshime se pista kryesore e vrasjes së Sadikajt është prishja e pazareve të drogës.

Nga verifikimet ka rezultuar se 27-vjeçari ka udhëtuar shpesh drejt Greqisë me persona me precedent kriminal në fushën e narkotikëve, Disa prej udhëtimeve te Sadikajt tregojnë lidhjen me një person nga Kuçova, i cili sipas të dhënave është i përfshirë në vitin 2013 në aktivitetin e lëndëve narkotike të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Greqi. /ABC/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb