NGA ORNELA MANJANI

TIRANE- Janë rreth 4 mijë pronarë që kanë një ven dim përfundimtar vlerësimi duhet të paraqiten në Agjencinë e Trajtimit të Pronave të plotësojnë formularin TIP dhe të dorëzojnë tetë dokumente për të marrë kompensimin. “Gazeta Shqiptare” publikon listën e pronarëve që duhet të ndjekin procedurën e re në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave.

DOKUMENTET
Pronarët që kanë një vlerësim përfundimtar të vendimeve për kompensim dhe që kanë aplikuar apo do të aplikojnë në vijim pranë ATP-së për t’u trajtuar nga fondi financiar apo fizik, bëjmë me dije se me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.685, datë 28.09.2016 janë miratuar disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Këshillit të Ministrave nr.223, datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, në vijim të gjithë subjektet që kanë aplikuar, duhet të depozitojnë pranë ATP-së dokumentet. Pronarët duhet të dorëzojnë një deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar ose përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të depozisubjektit të shpronësuar (të cilët përfaqësojnë vullnetin e të gjithë trashëgimtarëve), përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit për të cilin ata aplikojnë.

Gjithashtu, duhet të dorëzohet në ATP një deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashë-gimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar (të cilët përfaqësojnë vullnetin e të gjithë trashëgimtarëve), përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë, nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore, si dhe nga kompensimi fizik për vendimin me anë të të cilit aplikojnë. “Aplikuesit duhet të sjellin të saktë konfirmimin për gjendjen juridike të lëshuar nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, i cili duhet të përmbajë informacion të plotë për të gjithë numrat e pasurive që përfshihen brenda pronës së njohur për kompensim”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

KOMPENSIMI FINANCIAR DHE FIZIK
Sipas formularëve tip mësohet se kërkuesi, duket të cilësojë faktin se kërkon kompensim financiar. Për plotësimin e dosjes duhet të paraqitet: Kërkesa për kompensim financiar/fizik, konfirmim nga ZVRPP-ja për gjendjen juridike të pronës vërtetim nga gjykata nëse vendimi përfundimtar i apo vlerësimit të tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve, prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët, vërtetim numër llogarie, vërtetim nëse subjekti ka përfituar ose jo tokë bujqësore, dokument identifikimi dhe mandat pagese. Të njëjtat dokumente duhet të paraqiten edhe në rastin kur pronari kërkon kompensim fizik.

DOKUMENTACIONI QË DUHET TË PARAQITET NË ATP
1. Dokument identifikimi
2. Konfirmim nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes.
3. Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar / përfaqësuesi me prokurë, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimimin e vendimit për të cilin aplikojnë
4. Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar / përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ndarjes së tokës bujqësore
5. Dëshmi trashëgimie, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtareve
6. Prokurë e nënshkruar nga te gjithë trashëgimtaret e ligjshëm ku si tagër i nevojshëm te jete dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare ne emër te tyre.
7. Vërtetim për numrin e llogarive bankare
8. Mandat pagese

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: