TIRANË- Pas 8 orësh seancë, Gjykata Kushtetuese nuk e pa të arsyeshme që të pezullojë ligjin për kompensimin e pronave, me argumentin se zbatimi i tij deri në një vendim përfundimtar nuk sjell pasoja negative.

Në këtë mënyrë, Kushtetuesja rrëzoi një nga kërkesat e Presidentit të Republikës dhe 4 shoqatave të ish-pronareve, të cilët më herët kundërshtuan ligji e ri të Pronave si palë e prekur drejtpërdrejt nga efektet e tij. Ndryshe nga sa pretenduan ish-pronarët, avokatja e Shtetit thotë se, me ligjin e ri parashikohet kompensimi i drejtë i tyre, pohime të cilat hasën në kundërshtinë e palës së prekur.

Për kushtetutshmërinë e ligjit të ri të Pronave, Gjykata pritet të shprehet e ditët në vijim, për t’i dhënë ne këtë mënyrë përgjigje jo vetëm Kreut të Shtetit dhe ish-pronarëve, por edhe Avokatit të Popullit, Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike, të cilët janë të pritje të shfuqizimit të ligjit si antikushtetues.

Kuvendi i Shqipërisë nuk mori pjesë në seancë, pasi kishte zgjedhur që argumentet e tij t’i parashtronte me shkrim.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: