TIRANË- Pas kërkesës së Task-Forcës “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore” për procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Astrit Shema, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Vlorë, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka urdhëruar nisjen e inspektimit të menjëhershëm të rastit pranë kësaj gjykate.

Nga shqyrtimi i akteve bashkëngjitur kërkesës së kësaj Task-Force, rezulton se më herët Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë kishte vendosur refuzimin e regjistrimit të pronës, me një sipërfaqe prej 29.28 ha, pranë Gjirit të Llamanit, Himarë, për shkak të mungesës së titullit të pronësisë, kur kërkuesi dispononte vetëm një vendim të vërtetimit të faktit juridik të vitit 1998.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb