Akademiku Artan Fuga komenton deklaratat e bëra për integrimin, kryesisht nga kryeministri Edi Rama, ku Europa paraqitet si nuse dhe Ballkani si dhëndër.

Fuga pyet se përse propaganda ka marrë këto forma sensuale, mitologjike, erotike, virile, familjare, klanike?

Nga Artan Fuga
Metafora e nuses me dhëndrin, e viganit që shpon tunele, e vëllait serb, që nuk është vëllai i vëllait kosovar, e muzhikut rus që “përdhunon” lozonjaren Ukrainë, etj., si këto!

Keni venë re ju sesi justifikohen politika të ditës nëpërmjet metaforash që duken sikur vijnë nga jeta seksuale, nga psikologjia, nga sporti, nga lëvizjet tektonike, nga eventet familjare, si dasma, etj., nga mitologjia?

Evropa paraqitet si një nuse që pret për martesë, Ballkani një hamshor dhëndër që mezi pret të shkojë në shtrat me nusen që i shmanget, Evropa nuse mos është hermafrodite që përvidhet!? Kështu shpjegohet vonesa që kemi marrë në Integrimin Evropian!

Pushteti mos është një vigan që shpon malin, e penetron tej e tej, dhe hap tunele që kënga polifonike na i ofron si modele brendësimi?
Kush është Skënderbeu mitik, që na rivjen duke na kujtuar se i detyrohemi besnikëri si stërnipër?

E të tjera si këto?
Pse ka “shkarë” i foluri publik? Përse propaganda ka marrë këto forma sensuale, mitologjike, erotike, virile, familjare, klanike?
Nga vjen kjo?

Fuga
Fuga

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb