Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorjan Teliti deklaron se paratë për përballimin e krizës janë por sipas tij, ato përdoren për shpenzime të panevojshme dhe koncesione.

Në një postim në “Facebook”, Teliti shkruan se janë 260 milionë dollarë brenda buxhetit, para të destinuara për PPP, shpenzime operative dhe disa investime që mund të shtyhen në kohë dhe të rialokohen.

Ai thekson se situata nuk është e lehtë, por është e mundur të menaxhohet me burimet ekzistuese. Teliti deklaron se ka ardhur koha që qeveria t’u kthejë shqiptarëve atë që u ka marrë me ligj apo shpesherë edhe me “maliq”. Ai kërkon që qeveria të heqë dorë nga propaganda dhe të lërë profesionistët të bëjnë punën e tyr si dhe të shpallet menjëherë gjendja e fatkeqësisë natyrore.

POSTIMI I PLOTË
Parate per perballimin e krizes jane aty, gjenden, mjafton te kete vullnet per te shpetuar vendin nga kriza.
Momentalisht jane 260 milione dollare brenda buxhetit, para te destinuara per PPP, shpenzime operative dhe disa investime qe mund te shtyhen ne kohe, qe MUND dhe DUHEN rialokuar urgjentisht per perballimin si te sfides shendetesore ashtu edhe asaj social-ekonomike.

Me kete akt normativ, ndonese u hodh hapi i pare pozitiv, ne fakt eshte teresisht i pamjaftueshem.
Nese mbetemi vetem me kete pakete, atehere qeveria ne fakt ka siguruar vecse falimentin e sigurte per pjesen derrmuese te bizneseve, duke u ofruar si zgjidhje skemen e borxhit, e cila ne rastin me te mire do detyroje biznesin te kryeje pushime masive te punonjesve, duke rritur skajshem varferine dhe problematikat sociale ne vendin tone.

Por jo te gjithe jane te zhgenjyer nga pamjaftueshmeria e aktit normativ. Ata qe ishin te kenaqur deri dje se kishin marre fonde publike, PPP apo tendera ne mungese totale transparence dhe pa gare te hapur, do vazhdojne te jene te lumtur. Asnje qindarke nuk do u preket “miqve”, pasi qeveria nuk do te shkurtoje mbeshtetjen financiare per ta, por vendosi te dyfishoje deficitin publik, ose e thene ndryshe rriti borxhin ne kurriz te qytetareve.

Situata nuk eshte e lehte, perkundrazi, por eshte e mundur te menaxhohet me burimet ekzistuese.
Ne keto kushte keto para duhen vene ne funksion te zgjidhjes se situates, ne ndihme te biznesit, te spitaleve per pajisjet e duhura dhe sherbimin e kerkuar, te te varferve e te cdo qytetari qe paguan taksa ne kete vend.

Ka ardhur koha qe qeveria t’u ktheje shqiptareve ate qe u ka marre me ligj apo shpeshere edhe me “maliq”. Qeveria duhet te heqi dore nga propaganda dhe te lere profesionistet te bejne punen e tyre.

Ashtu sic ironizonte disa jave me pare paralajmerimet dhe kerkesat e opozites per te marre masat per parandalimin e perhapjes se pandemise ne vendin tone, e njejta “muzike” degjohet edhe sot me “gjoja mbeshtetjen” e aktit te fundit qeveritar.

Nuk eshte koha per te bere politike, por vetem per veprime konkrete per te shpetuar vendin nga kriza shendetesore dhe kriza e thelle social-ekonomike qe pritet te ndodhe.

PD e ka paraqitur programin e zgjidhjes, jane hapa konkrete dhe te zbatueshme. Ato duhen marre dhe implementuar nga qeveria, pavaresisht se prekin miqte e oborrit dhe luksin qeveritar.

Te shpallet menjehere gjendja e fatkeqesise natyrore dhe na duhet vetem nje plan, ai qe ka prioritet vetem njerezit, shendetin dhe mireqenien e tyre.
Dhe kjo kerkon sakrifica nga te gjithe ne, duke filluar nga “miqte” miliona dollaresh.

Teliti Fb
Teliti Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb