Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, media ruse ka qenë motori kryesor i përhapjes së propagandës së Kremlinit dhe ushqimit të popullatës me dezinformata.

Nexta, në llogarinë e saj të Twitter, ka zbuluar rastin e fundit ku është tentuar të manipulohet opinioni dhe forcat ruse të paraqiteshin si të kujdesshme për trupat e personave të cilët kishin humbur jetën.

Ka qenë Russia Today që i ka publikuar fillimisht pamjet, ku duket se personi që supozohej të ishte i vdekur dhe duhej të mbulohej nga një ushtar rus, në të vërtetë lëviz kokën.

Nexta raporton se ngjarja ka ndodhur në rajonin e pushtuar të Donetskut.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb