Presidenti rus Vladimir Putin është duke u përballur me vështirësi edhe në sektorin e propagandës, një sektor i cili për Kremlinin është shumë i rëndësishëm.

Propagandistët e Putinit kanë filluar të kritikojnë hapur gjendjen e ushtrisë ruse, raportoi Daily Mail.
Vladimir Solovyov, një nga “kukullat” më të shquara të Putinit, u ankua javën e kaluar për kohëzgjatjen e turpshme që i duhet armëve për të arritur në front, ndërsa të ftuarit në emisionet televizive shtetërore ruse u ankuan se ushtarët po dërgoheshin në betejë me armë të vjetra dhe se ekonomia ruse nuk mund ta përballojë luftën.

Mikhail Khodaryonok, një kolonel në pension i Rusisë, u tha shikuesve se edhe një mobilizim i përgjithshëm i forcave ruse do të bënte shumë pak për ta kthyer luftën në favor të Moskës, sepse asaj i mungojnë pajisjet dhe njerëzit për të ndërtuar njësi të reja.
“Ne nuk kemi rezerva”, u tha ai shikuesve.

Ndërkohë vetë Solovyov u mërzit se trupat ruse nuk janë në gjendje të marrin drone, sepse po prodhohen kaq pak, madje edhe ato që prodhohen kërkojnë shumë kohë për të hyrë në betejë.

“Vetëm përpiquni të sillni diçka në Donbas, është më e lehtë për ta sjellë atë përmes doganave ukrainase në Lviv. Ata lanë çdo armë të kalojë. Por t’u sjellim diçka djemve tanë është pothuajse e pamundur. Jemi ankuar për këtë qindra herë!,” tha ai.

Aleksandr Sladkov, një i ashtuquajtur ‘korrespondent lufte’ i cili propagandon përmbajtje pro-Kremlinit në mediat sociale, foli kundër taktikave të Rusisë, duke thënë se komandantët kanë qenë ‘turpësisht të pavendosur’ dhe sulmet e tyre ‘nuk mund të shtyjnë forcat ukrainase’ sepse ata po luftojnë ‘një me një’ pa avantazh numerik.

Ndryshimi i tonit është dramatik për rrjetet shtetërore të medias që zakonisht janë të prirura të trumbetojnë fuqinë e forcave të armatosura ruse, të lavdërojnë udhëheqjen e Putinit si të fortë dhe vendimtar, të kritikojnë Ukrainën si të dobët dhe të hedhin poshtë çdo humbje që ata pësojnë si pjesë e një masterplani, e vërteta e qëllimi i të cilit do të bëhet i dukshëm vetëm më vonë.

Por, pas më shumë se dy muajsh në atë që supozohej të ishte një operacion special ushtarak njëditor për të përmbysur qeverinë ukrainase, madje edhe propaganduesve të Putinit duket se po u mbarojnë justifikimet për mungesën e progresit.

E gjitha ndodhi pasi Joe Biden pranoi se është i shqetësuar se Putini nuk ka rrugëdalje nga lufta.

Screenshot 3

Screenshot 2
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb