Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, i propozoi për martesë të dashurës së tij Mikky Kiemeney, këtë javë, teksa ishin në një udhëtim romantik në Meksikë. Dyshja kanë udhëtuar në Amerikën e Veriut kohët e fundit.

Dhe holandezi e bëri festën të paharrueshme, duke shtruar pyetjen në mes të një shkretëtire, përballë perëndimit të diellit. Ai e bëri të ditur lajmin në Instagram, me një postim ku shkruhej: “Mezi pres ta kalojmë pjesën tjetër të jetës së bashku. Ajo tha po”.

Ndërsa De Jong ka vijuar pushimet e tij verore, Manchester United ka qenë në bisedime me Barcelonën, në përpjekje për të nënshkruar me holandezin.

Mesfushori shkëlqeu nën drejtimin e Erik ten Hag ndërsa ishte tek Ajax, duke ndihmuar klubin për një tjetër titull të Eredivisie dhe Kupën KNVB. Dhe tani, trajneri i ri i Manchester United beson se ai mund të ndihmojë në rikthimin e “Djajve të Kuq” në Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb