Linda Rei është kthyer në personazhin më të komentuar në rrjete sociale e në media ku çdo ditë është në qendër të vëmendjes. Këtë herë Linda ka shokuar me deklaratën ndaj politikanëve.

Mesa duket artistja e makeup-it nuk ka fare simpati për politikanët, pasi e pyetur në një intervistë për Thumb se çfarë do të bënte nëse një politikan do t’i propozonte, përgjigja e saj nuk pritej.

“Do i vendosja njëri mbi tjetrin dhe do i veja flakën. Të gjithëve bashkë. Mendojnë vetëm për veten dhe njerëzit janë aq të trembur saqë thjesht fjalët e tyre kanë nevojë t’i besojnë. Jo se janë budallenj, por kanë nevojë t’i besojnë”, u shpreh Linda.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: