TIRANE – Mbrëmjen e djeshme në ‘Festën e Birrës’ në qytetin e Korçës ka ndodhur dhe një propozim për martesë. Bëhet fjalë për dy ish-banorët e Big Brother Kristi Beçka dhe Tea Zhuli, të cilët e gjetën njëri-tjetrin edhe jashtë shtëpisë.

Ai këmbënguli dhe ia doli t’ia rifitonte zemrën, ndërsa Tea gjeti te Kristi njeriun e përkushtuar te dashuria për të. Edhe pse nuk shpëtuan nga aludimet e shkrimet për një “dashuri hakmarrëse” apo edhe një flirt që kishte nisur që brenda Big Brother e më tej, u dyshua edhe për një ndarje të mundshme, ja ku vjen një natë si ajo e mbrëmshmja, kur Kristi, para syve të të gjithëve, në qytetin e tij të lindjes, ngjitet në skenë dhe i ulet t’i gjunjë për t’i kërkuar dorën të dashurës së zemrës.

Kjo video e siguruar nga Express, që tregon këtë veprim romantik të Kristit është shoqëruar me duartrokitje nga të gjithë të ftuarit në sheshin kryesor të Korçës, aty ku ka nisur festa e birrës. Tea, e lumtur dhe e surprizuar, nuk besojmë se është menduar shumë për të thënë “Po”-në.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb