Duke filluar nga viti 2022, do të keni mundësinë për t’i propozuar për martesë dashurisë së jetës suaj, ndërsa fluturoni mbi sipërfaqen e Hënës në tingujt e “Fluturojnë në Hënë” të Franck Sinatrës.

Fluturimi ndërplanetar njëjavor do të kryhet duke përdorur një anije kozmike dhe dy të dashuruarit do të udhëtojnë vetëm.

Agjencia ApoteoSurprise, një projektues i propozimeve për martesë në Francë, e specializuar në krijimin e propozimeve ekstravagante, prezanton shërbiminin krejtësisht të ri për 145 milionë dollarë.

Udhëtimi në Hënë në emër të dashurisë është gati të bëhet një realitet. Qëllimi përfundimtar i agjencisë me bazë në Paris është që të realizojë propozimin më të çmendur dhe më të paharrueshëm për martesë në 13.8 miliardë vitet e fundit.

Prej marsit të vitit 2022, të dashuruarit e elitës do të jenë në gjendje të rezervojnë të gjithë shërbimin në faqen e internetit www.proposeinparis.com dhe pesë muaj më vonë gjejnë veten duke shijuar programin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: