SHBA

Jennifer Lopez publikon fotot e propozimit për martesë. Ditën e djeshme në mediat e huaja u shpërnda lajmi se këngëtarja dhe Alex Rodriguez zyrtarizuan fejesën e tyre pas 2 vitesh lidhje dashurie.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtarja 49 vjeçare befasoi gjithë opinionin kur publikoi një foto, ku shihet unaza me një diamant gjigant. Alex i propozoi Jennifer-it gjatë pushimeve në Bahamas dhe për të gjithë miqtë e tyre nuk ishte aspak surprizë, pasi ishte diçka që pritej.

Në foto shihet Alex i ulur në gjunjë me unazën në dorë dhe këngëtarja mjfat e emocionuar. Përsa i përket unazës, ajo arrin në vlerën 5 milionë dollarë. Kujtojmë që Jennifer Lopez më parë ishte e martuar me këngëtarin Mark Anthony.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb