TIRANË

Në bashkëbisedimin me gazetarët në përfundim të sesionit parlamentar për këtë vit, kreu i grupit të PS, Taulant Balla komentoi edhe propozimet e PD, për ndryshime kushtetuese.

Balla u shpreh i hapur për t’u ulur reformës territoriale ndërsa e konsideroi një cështje të mbyllur reformën zgjedhore.

“Nuk bëjmë Pazar me asnjë cështje. Kryetari Rama, kryeministri,  ka thënë se jemi të gatshëm të ulemi për secilën prej çështjeve . Reforma territoriale, gati të ulemi në tryezë në cfarë niveli të duan Propozimet nuk diskutohet në konferenca shtypi apo banaqe tv. Diskutohen këtu, ne një krah ata në krahun tjetër. Historia ka treguar se pa një tryezë politike nuk zgjidhen këto cështje. Vetëm me marrëveshje të qëndrueshme politike, mund të zgjidhen shumë cështje. Askush s’mund t’i bëjë presion tjetrit.” u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb