Kreu i Këshillit Agroushqimor të Shqipërisë, Agim Rrapaj ka thënë se propozimet e dhëna prej tij në konsensus me 15 shoqata dhe 12 këshille rajonale i janë lënë në dorë qeverisë.

Rrapaj sqaron se sa më shumë kohë ikën aq më keq bëhet prandaj pret një ballafaqim me kërkesë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për këto propozime pasi ato janë adresuar sipas shkallës së problemeve që kanë sot sektorët ushqimorë.

”Pres nga Ministria e Financave të na thërrasin për ballafaqim. Kemi folur disa herë për këtë problem. Po ju themi ne kemi këtë propozim. I kemi bërë me konsensus që 15 shoqata dhe 12 këshilla rajonalë arrijnë në konsensus. Ia kemi lënë në dorë qeverisë për të diskutuar. Sa më shumë ikën koha, aq më keq është.”- tha Rrapaj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb