Notë proteste nga avokatët e Pogradecit drejtuar KLGJ.

Pas publikimit të propozimit të KLGJ për ndryshimin e hartës gjyqësore në Republikën e Shqipërisë ku propozohet reduktimi i numrit të gjykatave në shkallë vendi avokatët e Pogradecit i kanë drejtuar një notë proteste KLGJ, ministrisë së drejtësisë dhe komisionit të ligjeve, për të shprehur kundërshtimin e këtij propozimi.

1.ky propozim bije në kundërshti me parimet bazë të funksionimit të sistemit gjyqësor, si një pushtet më vete.

2.Sjellim në vëmendje shembullin me gjykatat administrative, krijimi i së cilës rezultoi një dështim dhe pikërisht për shkak të funksionimit me një gjykatë apeli.

3.Mjafton të marrësh shembull shpërndarjen e sistemit penticinar dhe largësinë e IEVP nga gjykatat të cilat kanë afate ligjore dhe të cilat nuk mund të shkelen kurrsesi, ato nuk mund të garantohen nga harta e re gjyqësore pasi nuk mund të garantohet prania e personave në gjykim në kohë të shkurtër, me kosto të ulëta po të garantohet siguria.

4.Pasojat e kësaj harte ndihen direkt mbi organizmin dhe funksionimin e profesioneve të lira,midis tyre edhe te ne si avokatë.

–Pra nga sa u parashtrua më lart del qartë se mbyllja e gjykatës në qytetin tonë, Pogradec dhe përqendrimi i të gjitha gjykatave të apelit në një të vetme në Tiranë nuk ka asnjë pasojë pozitive për profesionin e avokatit dhe për më tepër sjell shkelje të të drejtave themelore dhe lirive të qytetarit të garantuara me kushtetutë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb